MENU
klinika

Janë testuar 42 raste

Mblidhet task-forca! Manastirliu: Asnjë i prekur nga koronavirusi

04.03.2020 - 09:29

Prej orës 09:00 të paradites së sotme vijon mbledha e task-forces për koronavirusin në Ministrinë e Shëndetësisë për të përditësuar informacionin lidhur me numrin e personave të kontrolluar përgjatë 24 orëve të fundit dhe masat e sigurisë kë pikat e kontrollit.

Shqipëria vijon të jetë e paprekur nga koronavirusi. Lajmin e ka dhënë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë mbledhjes së task-forcës.

“Asnjë rast me koronavirusin e ri edhe pse në Itali paraqitet një situatë me shumë raste. Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirusin e ri. Deri më tani janë realizuar 42 testime të cilat kanë rezultuar negative. Ditën e djeshme janë testuar 6 raste të reja që kanë dalë negative. Përshëndes strukturën tonë në terren në pikat hyrëse në vend ku po bëhet një punë për kontrollin dhe masat që duhen marrë për të pasur edhe një gjurmim të personave që duhet të vetëkarantinohen”, u shpreh Manastirliu.

Raul Gonzales, drejtori i zyrës së OBSH në Tiranë, i pranishëm në mbledhjen e Task Forcës së Ministrisë së Shëndetësisë për koronavirusin ka tentuar t’i japë përgjigje pyetjes që ka sot çdo shqiptar: Si ka mundësi që në vendin tonë nuk ka ende asnjë person nga koronavirusi.

Ai u shpreh se në lidhje me këtë virus e gjithë Bota është duke studiuar dhe se nuk kishte një përgjigje të prerë. Gonzales shtoi se shqiptarët duhet të besojnë të institucionet më shumë se sa te informacionet e rreme që qarkullojnë.

“Unë ju kërkoj të keni besim tek institucionet dhe ekspertët. Ka shumë për të thënë në lidhje me këtë pyetje që ju keni. Para 2 javësh në vendin tim (Spanjë) kemi hasur raste me këtë virus. Por pse ndodh që në Shqipëri nuk ka? Ne ende jemi duke studiuar. Njerëzit e prekur në vendin tim nuk kishin qenë as në Itali dhe as në Kinë. Ne ditë pas dite po mësojmë më shumë mbi këtë virus, po mbledhim informacione nga të gjitha rastet në të gjitha vendet e prekura. Ne duhet t’i shmangemi keqinformimit apo fake news, duhet të kemi besim te institucionet tona të mos shpërndajmë lajme të rreme që i bëjnë keq shëndetit dhe ekonomisë së vendit. Ne po punojmë ngushtësisht me qeverinë shqiptare në këtë drejtim”,– u shpreh i dërguari i OBSH-së.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Arrestimi i bandës “Bajri”

Bashkimi Evropian: Luftoni krimin dhe trafikun


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!