Tregjet në të gjithë botën po zhyten më tej, me gjithë paketën stimuluese masive të njoftuar nga Rezerva Federale e SHBA. të dielën. Fed uli normën e interesit me 100 pikë bazë në afro zero dhe gjithashtu njoftoi se do të rrisë kapacitetet mbajtëse për bonot me 700 miliardë dollarë.
Masat nga Fed është pjesë e një përgjigje globale nga bankat qendrore që synojnë të frenojnë pasigurinë ekonomike në rritje të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Sidoqoftë, tregjet financiare në të gjithë botën nuk duken të impresionuara nga niveli i stimulit që po pompohet në ekonomi nga bankat qendrore. Ky reagim negativ i tregjeve tregon mungesën e besimit të investitorëve karshi veprimeve të bankave qendrore.
Do të thotë gjithashtu se investitorët kanë filluar të mendojnë se bankat qendrore po u shterojnë politikat e tyre mbrojtëse dhe nuk kanë ç’të bëjnë më. Ky reagim negativ tregon gjithashtu se investitorët presin më shumë sesa politika monetare për të trajtuar pandeminë në rritje të koronavirusit. Ndërsa një numër qeverish kanë njoftuar stimul fiskal, pritshmëria e përgjithshme është për një reagim më të madh dhe të koordinuar nga qeveritë.
Qeveritë në të gjithë botën tani do të duhet të vendosin nëse do të pompojnë stimul shtesë për t’i shpëtuar industritë më të prekura nga kjo krizë, si ajo e transportit apo turizmit, ose t’i lënë disa prej tyre të shemben. Ndërkohë, disa analistë presin që shitja e aksioneve të vazhdojë deri sa të lehtësohet pasiguria e virusit. Kjo pasi stimuli i dhënë nga bankat qendrore nuk mjafton./ Business Insider