MENU
klinika

Nga Financial Times

Në kohë krizash, Europës i duhet vetëm Merkeli!

29.03.2020 - 15:54

Javën e kaluar, Angela Merkel bëri diçka që nuk kishte bërë kurrë më parë në 14 vitet e saj si kancelare e Gjermanisë. Ajo doli në televizionin kombëtar për t’iu drejtuar kombit.

Ishte një moment historik. Gjermania kishte mbyllur shkollat ​​dhe dyqanet dhe kishte mbyllur kufijtë, në një përpjekje të dëshpëruar për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit. Fabrikat ishin të mbyllura dhe miliona njerëz mbyllur nëpër shtëpi.

Merkel dukej e qetë, por toni i saj këmbëngulës. “Për dikë si unë, për të cilin liria e lëvizjes ishte një e drejtë e fituar me vështirësi, kufizime të tilla mund të justifikohen vetëm me domosdoshmërinë e tyre absolute,” tha ajo.

Askush nuk e kishte parë Merkel të fliste me kombin në TV, veç fjalimeve të Vitit të Ri. Ndikimi ishte i madh: rreth 30 milion njerëz e ndoqën fjalimin 12-minutësh. Ata e dinin se ishin në duart e sigurta të menaxheres më me përvojë të krizave në Evropë.

“Stili i saj i udhëheqjes ishte jashtë modës për një kohë të gjatë, por tani është pikërisht ajo që njerëzit kanë nevojë,” thotë Stefan Kornelius, biografi i Merkel. “Duhet dikush si ajo që projekton stabilitetin. Dikush që nuk shkruan në Twitter çdo pesë minuta. ”

Edhe pasi Merkel hyri në karantinë të hënën e kaluar, nuk kishte dyshim në mendjet e shumicës së gjermanëve që ajo ende po e analizon situatën, dhe, ndryshe nga të tjerët, dëgjon këshillat e ekspertëve, thotë Jürgen Hardt, zëdhënësi i punëve të jashtme për partinë e Merkel, Unionin Kristian Demokratik.

Merkel, 65 vjeç ka qenë në një situatë disi të ngjashme më parë. Ajo drejtoi Gjermaninë  në kohën e financiare të vitit 2008, krizës së eurozonës dhe krizës së migracionit të 2015-16, kur më shumë se një milion refugjatë hynë në Evropë.

Rikthimi i saj, megjithatë ka befasuar disa.

Konservatorët e CDU ende nuk mund ta falin atë për mbajtjen e kufijve hapur gjatë krizës së refugjatëve, një vendim që shkaktoi tensione politike.

Asnjë nga këto nuk duket se ka rëndësi tani.

Qëndrueshmëria e Merkel ka rrënjë të thella, nisur që nga edukimi i saj në Gjermaninë Lindore. Ajo dikur tha se “të mësosh kur të heshtësh ishte një avantazh në periudhën e RDGJ, një nga strategjitë e mbijetesës “.

Vajza e pastorit që u bë fizikante, hyri në politikë pas rënies së Murit të Berlinit dhe u bë ministre në kabinetin e Helmut Kohl. Kur ai u përfshi në skandalin e financimit të partisë, ajo rrëmbeu udhëheqjen e CDU. Si kancelare ajo fitoi katër zgjedhje radhazi dhe, vitet e fundit, është bërë një simbol i vlerave liberale perëndimore të përçmuara nga nacionalistët si presidenti amerikan Donald Trump.

Por statusi i saj përballet me një test.

Disa në Bruksel besojnë se kontinenti tani po përballet me krizën e tij më të rëndë.

Megjithatë, deri më tani, ka pak shenja të veprimit të koordinuar evropian.

Merkel do të bëjë atë që është e nevojshme për të siguruar mbijetesën e euros. Kjo krizë mund të jetë edhe më çorientuese. Por të paktën gëzon mbështetje.

“Në një krizë si kjo,” tha deputeti Konstantin von Notz “ne mund të jemi të lumtur që kemi një kancelare si Angela Merkel.”

Përkthyer dhe përshtatur nga Financial Times/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Gjermania, qendra e Bashkimit Europian"

Evropa në duart e pasardhësve të Merkelit…

Michel Barnier/ Project Syndicate

E ardhmja e Europës është në duart tona…