13.03.2020 - 15:11
Receta për: 10 persona
INGREDIENTËT
- 450 gram mish të grirë
- 1 lugë çaji kripë
- 1 lugë çaji piper
- 425 gram salcë domatesh
- 85 gram pastë domatesh
- 425 gram djathë rikota
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- ½ qepë
- 4 thelpi hudhra
- 10 gram borzilok
- 1 vezë të madhe
- 50 gram djathë parmexhano
- 30 petë të gatshme lazanja
- 200 gram mozarela të grirë
- Për salcën e beshameli nevojiten: 2 lugë gjelle gjalpë pa kripë, 2 lugë gjelle miell, 360 ml qumësht, 30 gram djathë parmexhano, borzilok të freskët .
UDHËZIMET
- Ngrohni furrën në 190 gradë celsius.
- Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën, hudhrat dhe më pas shtoni mishin e grirë. Shtoni kripë dhe piper.
- Shtoni salcën e domateve, pastën e domateve dhe i trazoni vazhdimisht.
- Në një enë bashkoni rikotën, borzilokun, vezën dhe djathin parmexhano të grirë imët. I përzieni me ndihmën e një luge.
- Tani merrni një tas prej alumini, e lyeni me vaj ulliri dhe shtroni në të petat e lazanjës. FIllimisht i vendosni anash dhe pastaj në qendër. Pra i gjithë tasi duhet mbuluar me petët e lazanjës.
- Vendosni një shtresë me mozarela, dy lugë nga salca e mishit dhe pastaj petat e tjera të lazanjës. Shtoni rikotën, përhapeni me një lugë dhe përsëri petat e lazanjës. Përsëriteni këtë gje dy herë. Në fund vendosni dy lugë nga salca me mish të grirë dhe mbyllni petat e lazanjës që dalin jashtë tasit.
- E fusni në furrë për 45 minuta.
- Tani përgatisni beshamelin duke skuqur gjalpin, miellin. I trazoni shpejt dhe gradualisht shtoni qumështin. I përzieni derisa masa të trashet plotësisht. Shtoni gjithashtu pak kripë dhe piper.
- Pasi lazanja të jetë gati e nxirrni nga furra dhe i shtoni sipër beshamelin. Në fund edhe pak borzilok dhe kjo pjatë super e shiijshme është gati për ju!