MENU
klinika

Koronavirus

OBSH thirrje botës: Dyfishoni përpjekjet

13.03.2020 - 08:36

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanon Ghebreyesus, bëri thirrje që të gjitha vendet e botës t’i dyfishojnë përpjekjet kundër pandemisë së koronavirusit.

Duke folur në Gjenevë, një ditë pasi OBSH-ja e shpalli pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19, ai tha:
“Përshkrimi (i sëmundjes) si pandemi nuk do të thotë që shtetet duhet të heqin dorë”.

Ghebreyesus po ashtu tha se shtetet “duhet të gjejnë balancën midis mbrojtjes së shëndetit, parandalimit të përçarjeve ekonomike dhe sociale dhe respektimit të të drejtave të njeriut”.

Numri i personave të infektuar me koronavirus në të gjithë botën është mbi 127,000, ndërsa mbi 4,700 pacientë kanë vdekur. Rastet e para me koronavirus janë shfaqur në qytetin Vuhan të Kinës në muajin dhjetor.

Që atëherë, dhjetëra vende të botës kanë raportuar raste. Numrin më të madh të tyre, jashtë Kinës, e ka Italia. Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, aktualisht janë vetëm Kosova dhe Mali i Zi që nuk kanë raste të regjistruara me koronavirus.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


COVIZ-19 "paralizon" qytetet

CNBC/ Zbrazen marketet në Itali


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!