01.03.2020 - 10:46
Fjala është për omëletën e shpejtë nga të bardhët e vezëve, përgatitja e së cilës zgjat afro dhjetë minuta.
Përbërësit:
– ½ luge vaj ulliri;
– 3-4 domate qershi;
– 3-4 të bardhë të vezëve (gjysmë filxhani prej 240 ml);
– 30 gramë mozzarella të grirë në rende;
– 1 lugë e vogël parmezan të grirë në rende;
– kripë;
– piper.
Përgatitja:
Nxehni tiganin, shtoni vajin dhe domatet e grira hollë.
Shtoni kripë, piper dhe lërini në zjarr përafërsisht një minutë.
Shtoni me pirun lehtësisht të bardhët e tundura të vezëve, hidhini sipër mozarelën dhe parmezanin, mbuloni tiganin dhe ulni zjarrin.
Piqini derisa të krijohet omëletë kompakte.
Hiqeni nga zjarri dhe menjëherë shërbejeni.
Ju bëftë mirë!
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Receta e mamit"
Biskota me qumësht, posaçërisht për fëmijët tuaj!
"Receta e mamit"
Biskotat e shijshme të Shën Valentinit
"Receta e mamit"
Bukë me kërpudha dhe domate të thara
"Receta e mamit"