MENU
klinika

"Receta e mamit"

Patate me panna në furrë. Formula e lumturisë për tryezat tuaja!

30.03.2020 - 15:36

Koha e përgatitjes: 15 minuta

Koha e gatimit: 1 orë

Receta per: 4 persona

INGREDIENTËT

  • 4 patate
  • 500 ml pana
  • 100 gr djathë parmigiano të grirë
  • Gjalpë
  • Kripë, piper

UDHËZIMET

  1. Qërojmë dhe lajmë nën ujë të rrjedhshëm patatet duke i prerë në feta shumë të holla
  2. I vendosim në një enë të thellë duke i shtuar edhe panën e lëngshme dhe i përziejmë deri sa fetat e patateve të jenë veshur në pana.
  3. Lyejme me gjalpë një tavë dhe formojmë me patatet 4 shtresa.
  4. I spërkasim me kripë piper dhe djathë parmigiano.
  5. Shojmë 4 shtresa të tjera patatesh dhe keshtu me radhë derisa të gjithë përbërësit të mbarojnë.
  6. Së fundi e spërkasim sipërfaqen me djathin parmigiano të mbetur.

    I pjekim në furrë të parangrohur në 175 gradë për rreth 1 orë deri sa patatet të zbuten dhe të marrin ngjyrë të artë në sipërfaqe.