MENU
klinika

"Receta e mamit"

Patatina prej kungujve, alternativa më e mirë për fëmijët tuaj

28.03.2020 - 08:29

Koha e përgatitjes: 10 minuta 

Koha e gatimit: 10 minuta

Receta për: 4 persona

INGREDIENTËT

  • 3 kunguj
  • Kripë
  • Miell
  • Vaj luledielli për skuqje

UDHËZIMET

  1. Lani dhe thani mirë kungujt, pritini në feta rrethore dhe venosini në një letër kuzhine duke i shtypur pak në mënyrë që të nxjerrin ujin e tepërt.
  2. Kalojini në miell dhe ndërkohë nxehni vajin në tigan.
  3. Hidhini në vaj të nxehtë dhe sapo të marrin ngjyrë të artë, kullojini, vendosini në një letër kuzhine të thithë vajin e tepërt dhe servirini të ngrohta.
  4. Mund të zgjidhni t’i piqni edhe në furrë në 200 gradë Celsisus, por para se t’i piqni lërini për një ose dy orë të nxjerrin ujin e tepërt.
  5. Pastaj piqini derisa të marrin ngjyrë të artë.