16.03.2020 - 15:20
Receta për: 4 persona
INGREDIENTËT
- 500 gram miell
- 2 vezë
- 150 ml kos
- 150 ml ujë
- 150 ml qumesht
- pak kripë
- 1 bustinë pluhur pjekës
- disa kremviçe
UDHËZIMET
- Në tavolinën e punës hapni miellin. I shtoni në mes pak kripë, pluhurin pjekës dhe vezët.
- E punoni brumin dhe gradualisht i shtoni kosin, ujin, qumështin.
- Masën e ruani në një tas dhe e lini mënjanë derisa të vijë (të paktën 2-3 orë).
- Kremviçet i prisni në copa të vogla, i zhysni tek brumi që përgatitët dhe i skuqni në një tigan me vaj të parangrohur. Shijojini!