Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Përshëndetje,po bëj disa kohë që kam hipotiroidizëm. Si kurohet?
Përgjigjet endokrinologia: Kur funksioni i tiroides është i pakësuar (në terma mjekësore quhet hipotiroidizëm) shenjat janë: këputje trupi, lodhje që vjen dhe shtohet gradualisht për muaj dhe vite me radhë, mungesë energjie për kryerjen e aktivitetit të përditshëm, përgjumje, shtim në peshë, të rrahura të ngadalta të zemrës (bradikardi), luhatje të tensionit arterial, çrregullime të jashtëqitjes si konstipacion, ndjenjë të ftohti të pajustifikuar me temperaturën e ambientit, tharje të lëkurës, rënie të flokëve apo tharje dhe humbje të shkëlqimit të tyre, trashje të zërit dhe të folur të ngadaltë, çrregullime emocionale etj. Nëse tiroidja punon më pak se normalisht (hipotiroidizëm), atëherë jepet hormoni i tiroides. Sot në tregun farmaceutik është i disponueshëm hormoni sintetik i tiroides (levotiroksina, trijod tironina). Dozat e tyre përcaktohen nga mjeku endokrinolog, në varësi të analizave laboratorike (TSH,FT3,FT4).
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.