MENU
klinika

Lajme të mira per import-eksportet

Porti i Durrësit përpunoi 304 mijë ton mallra

02.03.2020 - 10:35

Gjatë muajit janar 2020 në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 304 mijë tonë mallra të ndryshme. Sipas ATSh-së, shifra është 11% më shumë sesa janari i vitit 2019, bëhet me dije nga sektori i Statistikave në Autoritetin Portual Durrës. Nga i njëjti burim, mësohet se eksportet me 94 mijë tonë gjithsej kanë regjistruar një rritje mujore prej 9 %, ndërsa rritja e importeve arrin në 12 %.

Vetëm nga anijet tregtare me mallra dhe kontejnerë në të tre Terminalet janë përpunuar mbi 245 mijë tonë mallra import-eksporti. Ndërkaq, me tragetet e linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona janë transportuar mbi 59 mijë tonë mallra, duke regjistruar një rënie prej 5% të volumit, krahasuar me janarin e një viti më parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN