MENU
klinika

"Nuk janë konsideruar efikase"

Presidentja e KE kundër mbylljes së kufijve nga COVID-19

14.03.2020 - 10:33

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen paralajmëroi sot kundër mbylljes së kufijve, vendosur nga disa vende të BE-së për të luftuar kundër pandemisë së koronavirusit.

“Ndalimet e udhëtimit të përgjithshëm nuk janë konsideruar si shumë efikase nga Organizata Botërore e Shëndetësisë”, deklaroi shefja e ekzekutivit europian në një konference shtypi. “Përveç kësaj, ato kanë pasoja të rëndësishme sociale dhe ekonomike, ato prishin jetën e njerëzve dhe të bizneseve,” shtoi ajo duke nënvizuar se të gjitha masat duhet të jenë proporcionale.

Bernd von Jutrczenka

Drejtuesja gjermane kërkoi masa të kontrolleve sanitare. “Këto mund të ndodhin në kufijtë e jashtëm të BE-së ose të brendshëm, ose në territorin e shteteve anëtare”, theksoi ajo.

Rekomandimet e BE për këtë çështje do t’i prezantohen 27 ministrave të Brendshëm, të mbledhur sot në Bruksel.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Meta pas shpine, Basha në krah dhe Kryemadhi"

Balla: Aleancë e pështirë kundër reformës në drejtësi