MENU
klinika

"Receta e mamit"

Puding me banane, ëmbëlsira ekzotike e ditës

10.03.2020 - 15:40

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 35 minuta

Receta për: 6 persona
Ky puding ndryshon nga ato që jemi mësuar të hamë zakonisht, pasi piqet në furrë. Detajet i gjeni tek receta!

INGREDIENTËT

  • Për bananet:
  • 100 gr gjalpë
  • 100 gr sheqer kaf
  • 2 banane
  • Për brumin:
  • 100 gr gjalpë
  • 150 gr sheqer kaf
  • 2 bustina vanilje
  • 1 kokërr vezë
  • 1 filxhan miell
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • ½ filxhan arrë kokosi
  • ½ filxhan qumësht
  • ¼ lugë çaji arrë moskat

UDHËZIMET

  1. Në një tigan hedhim gjalpin dhe sheqerin. E përziejmë derisa gjalpi të shkrijë dhe sheqeri të karamelizohet lehtë.
  2. Në një tavë hedhim sheqerin e karamelizuar dhe mbi të vendosim bananet të prera në mes përsëgjati.
  3. Në një tas përziejmë gjalpin me sheqerin dhe vezën. Më pas shtojmë vaniljen, miellin e trazuar me pluhurin pjekës, arrën e kokosit, arrën moskat dhe qumështin.
  4. E trazojmë mirë brumin dhe e shtojmë në tavë mbi shtresën me banane.
  5. E vendosim pudingun në furrë të piqet në temperaturën 180 gradë Celsius për 30-35 minuta.