12.03.2020 - 14:59
Receta për: 4 persona
E zhytur në një krem delikat që do t’i japë një shije shumë të veçantë pulës. Mos e lini pa provuar!
INGREDIENTËT
- 1 gotë verë e bardhë
- 500 ml lëng pule
- 2 lugë të vogla mustardë
- 600 gr gjoks pule
- 400 gr kërpudha
- 250 ml pana
- 70 gr gjalpë
- 2 lugë vaj ulliri
- 20 gr miell 00
- kripë
- piper i zi
- 1 thelpi hudhër
- pak trumzë
- 1 qepë e bardhë
UDHËZIMET
- Prisni pulën në kubik, më pas qëroni e grini qepën e hudhrën. Në një tigan ku keni ngrohur 30 gr gjalpë dhe dy lugë vaj ulliri shtoni qepën dhe hudhrën dhe lërini në zjarr të ulët për të paktën 10-15 minuta.
- Më pas shtoni copat e pulës, skuqini për 10 minuta nga të gjitha anët, më pas rregullojini me kripë e piper.
- Pastroni kërpudhat, i prisni përgjysmë, shtojini te pula dhe lërini për 5 minuta duke i rrotulluar herë pas here.
- Shtoni verën e bardhë dhe lërini të gatuhen në zjarr të ulët.
- Në një tigan tjetër, ngrohni 40 gr gjalpë, shtoni miellin dhe përziejini derisa përbërja të marrë ngjyrë bezhë, shtoni brodon e pulës dhe lëreni të trashët në zjarr të ulët.
- Shtojani këtë përbërje më pas pulës me kërpudha, përziejini mirë përbërësit, pastaj shtoni mustardën, panën e freskët dhe lërini për 1-2 minuta derisa kremi të trashet.
- Fikni zjarrin, shtoni gjethe trumëze të freskët dhe servireni pulën me krem të ngrohtë.