14.03.2020 - 10:41
Receta për: 4 persona
Lulelakra është e pasur me antioksidantë, përmban shumë fibra, lufton kancerin dhe përmban vitamina.
INGREDIENTËT
- 600 gram lulelakër
- ½ qepë mesatare
- 2 lugë gjelle galetë e grirë
- 70 gram djathë bardhë (i grirë)
- 2 lugë gjelle djathë parmigiano i grirë
- kripë
- 1 kokërr vezë
- 1 tufë koper e prerë imët
UDHËZIMET
- Ziejmë lulelakrën me ujë me pak limon derisa të zbutet. E largojmë me një kullesë dhe e vendosim atë me një tas. E shtypim atë me pirun duke e thërrmuar.
- Shtojmë në tasin me lulelakër ½ e qepës së grirë hollë, galetën e grirë, djathin e bardhë të grirë në rende, parmigianon dhe atë të grirë në rende, kripë, vezë e plotë dhe 1 tufë koper të grirë hollë.
- E trazojmë mirë me lugë druri dhe formojmë qofte në madhësinë që dëshironi.
- I vendosim në një tepsi ku kemi shtuar letër pjekje dhe i lyjmë sipër me vaj me ndihmën e një furçeje.
- I vendosim në furrë në temperaturë 195 gradë Celsius për 15-20 minuta. Shijojini!