MENU
klinika

"Receta e mamit"

Qofte me mish pule dhe salsiçe

30.03.2020 - 15:32

Koha e përgatitjes: 15 minuta

Koha e gatimit: 15 minuta

Receta per: 4 persona

Nuk do t’u rezistoni shijes së tyre!

INGREDIENTËT

  • 4 lugë miell 0
  • 4 lugë miell misri
  • 100 gr parmigiano
  • 250 gr gjoks pule
  • 150 gr salsiçe derri
  • 3 vezë
  • 3 feta bukë
  • 1 gotë qumësht
  • Piper
  • Pak majdanoz
  • Kripë
  • 50 gr ullinj
  • Vaj ulliri

UDHËZIMET

  1. Lani majdanozin, hiqini bishtat dhe pritni gjethet imët.
  2. Vendosni fetat e bukës në gotën me qumësht dhe pasi ta kenë thithur atë, shtrydhini dhe përziejini me mishin e grirë të pulës, mishin e salsiçeve të cilave u keni hequr cipën e i keni shtypur me pirun.
  3. Shtoni një vezë, 100 gr parmigiano, ullinjtë e grirë imët, kripën, piperin e majdanozin. Rrihni vezët e mbetura.
  4. Merrni një lugë sa masa e qofteve dhe me duar jepini formën e topit në madhësinë e një arre.
  5. Kështu veproni me gjithë brumin. Kalojini qoftet në miellin e bardhë e më pas në miellin e misrit.
  6. Skuqini në vaj të bollshëm derisa të marrin ngjyrë të artë dhe shërbejini të nxehta.