MENU
klinika

"Receta e mamit"

Qoftet e peshkut do i përlani sa hap e mbyll sytë!

31.03.2020 - 14:40

Koha e përgatitjes: 20 minuta

Koha e gatimit: 20 minuta

Receta për: 4 persona
Po sikur peshkun ta shfrytëzojmë për disa qofte?

INGREDIENTËT

  • 2-3 peshq (mundësisht koc pasi ka shumë tul)
  • 2-3 patate mesatare
  • 1 tufë majdanoz
  • ½ lëng limoni
  • 1/2 lëkurë limoni
  • 1 lugë gjelle mustardën
  • 3 lugë gjelle galetë (bukë e thekur e grirë)
  • 1 vezë
  • ½ lugë çaji kripë
  • Pak piper i zi
  • Vaj ulliri për skuqje

UDHËZIMET

  1. Lani patatet dhe i zieni për 10 minuta në një tenxhere me ujë në zjarr mesatar.
  2. Më pas i qëroni dhe i shtypni me një pirun në një tas.
  3. Lani mirë peshkun dhe e vendosni edhe atë të ziejë.
  4. Ndërkohë tek tuli i patateve shtoni vezën, mustardën, kripë, piper, majdanoz, lëkurën dhe lëngun e limonit.
  5. Pasi peshku të ketë zierë, filloni e pastroni me imtësi duke i marrë tulin. E copëtoni dhe ia shtoni patateve.
  6. E përzieni mirë masën dhe formoni disa qofte të vogla sferike. E lyeni me galetë secilën dhe vendoseni për ta skuqur në një tigan me vaj ulliri të nxehur (por edhe me vaj luledielli nëse do donit kështu).
  7. I skuqni të gjitha me radhë dhe në fund, pasi të jenë ftohur disi mund t’i shijoni. Ju bëftë mirë!