MENU
klinika

"Ja pse zbatuam planin më agresiv për të parandalim"

Rama konferencë: Vizitova 3 pacientë të dyshuar me COVID pa veshje speciale

11.03.2020 - 19:46

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me dëshminë e mjekut të Urgjencës së QSUT-së, Ilir Allkja, i cili ishte vetëkarantinuar për shkak se kishte vizituar 3 pacientë, pa qenë i veshur me veshjen speciale.

Gjatë një dalje për mediat, Rama theksoi se dëshmia e mjekut i ishte dukur e çuditshme dhe se ishte interesuar për të marrë informacione. Rama hodhi poshtë pretendimin e mjekut se nuk ka veshje speciale në spitale, gjë që sipas tij e konfirmon dhe fotoja që vet Allkja ka hedhur në ‘Facebook’. Mes të tjerash Rama theksoi se është shkelje etike që një mjek t’i shërbejë një force politike në këto momente (PD-së).

“Sapo dëgjova për dëshminë e mjekut në fjalë. U interesova menjëherë sepse ishte një dëshmi e çuditshme. Ajo që mora ishte fotografia e mjekut në fjalë, e postuar në faqen e tij nga vet ai. me një tekst dinjitoz që flet për sakrificën e vërtetë për të shpëtuar jetën e pacientëve. Me veshje speciale. Nuk ka asnjë mungesë zero për veshje speciale që duhet të trajtojë këto raste. po në të njëjtin informacion mora dhe mjekun në jetën e tij private. Jo të thotë “Rama ik’ Por të hidhet përpjetë dhe të kërkojë që dhe unë të hidhem përpjetë. Nëse mjeku si qytetar ka të drejtat e veta dhe bën detyrën e vet, gjë qe se vë kush në dyshim dhe pse është shkelje etike që t’i shërbejë një propagande të caktuar. Pasi mundet që një parti politike të angazhohet në këtë dezinformim skandaloz. Se besoj se ka të paqarta se pse dhe si mundet. Është hera e dytë në kaq pak kohë me tërmetin dje, para pak muajsh, dhe me këtë emergjencë që ka sfiduar botën. S’ndodhin në asnjë vend të botës”, tha Rama.

Rama u shpreh më tej se u zbatua plani më agresiv për të parandaluar përhapjen e virusit.

Kush ka shenja të koronavirusit të telefonojë në 127. Ne tërmetin nuk e kemi harruar dhe ndjekim me kujdes situatën edhe andej. Duhen respektuar këshillat që janë vendosur sot. Masat e forta janë të këshillueshme. Masat merren shkallë – shkallë dhe jo menjëherë. Merren kur jemi përballë sfidës me virusin.

Ne kemi vendosur skenarin më agresiv të të marrit masa. Ne kemi marrë mendimin e shkencëtarëve dhe kemi bërë punë në bazë të mendimeve të tyre. Asnjë vend nuk mund të ndalojë infektimin. Sot kancelarja gjermane tha se 60 për qind të gjermanëve do e marrin këtë virus. Puna është sa ne do ta ndalojmë shpërndarjen e virusit. Analizohen ata që iu shfaqet një simptomë. Kemi marrë masat që nga momenti i shpërthimit”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Bonus 1000 euro për mjekët, 500 për infermierët që shërbejnë…."

“Kjo është luftë”, Rama: Do mbyllim disko, pube dhe palestra


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!