MENU
klinika

Ultimatum të rinjve

Rama para Presidencës, mesazh Metës: Vendi, jo peng i “besëlikes”

01.03.2020 - 12:01

Një ditë pas i hoqi vërejtje strukturave të PS për hapjen e partisë për ruajtjen e balancës gjinore në postet drejtuese, kryeministri Edi Rama ka bërë sot të njëjtën gjë me Forumin Rinor të Partisë Socialiste, në ditën e tretë të Kongresit të PS-së. Rama tha se FRESH-i duhet të hapet për t’i dhënë mundësi vajzave të marrin poste drejtuese.

“Më vjen shumë mirë që kjo formulë funksionoi dhe i dha mundësinë shumë njerëzve të merrnin pjesë dhe të flasim drejtpërdrejtë për shkak se në kanalet e komunikimit prioritetet janë të tjera. Është për të ardhur keq se nuk ka vend tjetër në botë që kronikën e zezë ta ketë në krye të lajmeve. Kronika e zezë duhet të ishte me orë dhe raportimi i vrasjeve duhet ttë zinte gjithë ditën. Nëse në Itali lajmet do të fillonin me kronikën e zezë njerëzit nuk do të dilnin më nga shtëpia. Jo se kronika e zezë nuk është e rëndësishme, por përgjegjësia e informimit publik kërkon të japësh ndjesi reale të vendit ku jeton.

Këtu përmes mediave pa prekur shumë rëndë modeli i protagonistit. Kjo po ndodh në të gjithë botën por këtu ka proporcione të frikshme. Këtu protagonistit i shtohet bota e krimit dhe politika. Sot Shqipëria ka numrin më të ulët historik të vrasjeve dhe për shkak të bombardimit në media dhe mospërmbajtjes për të transmetuar jo vetëm vrasjet por edhe përplasjet me pemën sjell një ndjesi jo inkurajuese. E them këtë për përgjegjësinë që duhet të marrin ne si familje politike për të lehtësuat komunikimin për ato që lidhen me jetën tuaj. Besoj se çuarja përpara e organizatës së të rinjve duhet të lidhet me transformimin e organizatës. FRESH nuk mund të jetë më ai që ishte në këto katër vite sepse teknologjia e ka transformuar raportin e personit me realitetin duke të bërë të jesh në të njëjtën kohë objekt i bombardimit të informacionit nga e gjithë bota. FRESH nuk do të vazhdojë atë avaz mblidhu, zgjidhu. Teknologjia për ne, PS dhe vajzat e djemtë e PS është instrument përmes të cilit kemi shumë për të thënë.

Transformimi i rrugëve të komunikimit duhet të prekë edhe FRESH. Ky i fundit ka pasur një problem, atë të mbylljes, atë për t’u zgjedhur pa kompeticion që organizata të shkojë më tutje. Risia që ne kemi futur në PS me burra, djem, gra dhe vajza është gjëja e duhur për tu bërë me FRESH-in. FRESH-i nuk ka pse të të drejtohet nga një djalë, por duhet të drejtohet nga një djalë dhe një vajzë. Të gjithë djemtë me mend janë shumë pak pa vajzat. Duhet t’i japim mundësinë vajzave që kanë shumë më pak kohë për të humbur për të treguar se kush jam unë e kush je ti dhe kanë shumë më pak kohë për të krijuat klane dhe përçarje, të cilat djemtë i kanë prirje. Vajzat janë më të mira se djemtë edhe në shkollë. Në provimet e Pizës, ku Shqipëria merr pjesë,vajzat me provimin e fundit janë një vit përpara me lexim. Nëse Piza do kishte një provim për shkurtimet në biseda djemtë do ishin përpara, por në lexim vajzat janë një vit përpara. E kuptoni sa të lodhur jeni. Pranojeni, hapuni dhe lërjani vajzave punët që nuk dini të bëni dhe mësoni si bëhen punët”, tha Rama.

Në një fjalim në podiumin e ngritur jashtë Pallatit të Kongreseve që mbushi bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me të rinjtë ulur në karrige përpara Presidencës, kryeministri Edi Rama i çoi një mesazh në distancë kreut të shtetit Ilir Meta. Sipas Ramës, vendi nuk mund të jetë peng i besëlidhjes, agument me të cilin Meta ka thirrur tubimin më 2 Mars në Bulevard. Rama tha se vendi duhet të ecë përpara dhe se debati, qoftë edhe në media, duhet të shtrohet në arritjet e njerëzve të thjeshtë e të suksesshëm, histori frymëzimi që në media nuk zenë hapësirë.

“S’mund të jetë debat që të marrim vendin peng, debati që ka marrë mediat peng për gjithë këto kohë, besëlidhja dhe besëlikja, nuk është ky debati. Kush është me besëlidhjen, kush është me besëliken. Ky vend nuk është peng i atyre që shfaqen në televizor sikur janë ata dhe pas atyre nuk ka asgjë tjetër”, u shpreh Rama.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!