MENU
klinika

"Bashkë me ndëshkimet"

Rama paralajmëron shoferët dhe shitësit: Masat do përshkallëzohen

13.03.2020 - 14:28

Kryeministri Edi Rama, duke njoftuar marrjen e masave të reja shtrënguese për koronavirusin, paralajmëroi shoferët dhe abuzuesit me çmimet se do të humbasin përfundimisht patentën ose licensën për të shitur.

Edi Rama: Masat do të përshkallëzohen bashkë me ndëshkimet. Kush do të kapet me makinë në shkelje të rregullores së emergjencës mund ta humbasë përfundimisht patentën, kush luan me çmimet mund të humbasë të drejtën për të shitur. Po përgatiten masat e mëtejshme. Ju përqafoj nga larg dhe mos harroni këshillat. Lani duart, kujdesuni për më të moshuarit dhe armatosuni deri në dhëmbë me durim.

Kryeministri u bëri thirrje përsëri qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi. Ai përmendi shembullin e tij, duke u shprehur se kjo është një mundësi positive për të qëndruar me familjen. Rama falenderoi qytetarët për bindjen ndaj masave të marra nga qeveria. Edi Rama: Do luftojmë me këtë. Sot që flasim numri ka arritur në 33 dhe do të vzzhdojë të rritet. Kurbën nuk kemi në dorë ta ndalim por vetëm ta ngadalsojmë masat shtrënguese do të vazhdojnë dhe do të përshkallëzohet. Mos i sfidoni, duhet ti zbatoni. Edhe unë hyrë e dil shtëpiu. Nuk ka ofiq dhe gjatësi të na dallojnë.

Fatmirësisht unë punojë shumë online, vec punës nuk më duket as pak keq të kalojë me Zahon kohë që se kam pasur qëkur ka lindur. Më vjen mirë që shumica juaj e keni mirëpritur këtë shtetrrethim. Më vjen mirë që deri dhe vlonjatët nuk e kanë shkelur rregullin e moslëvizjes me makinë. Ky është vetëm fillimi fare i një lufte nervash që do të zgjasë. Nuk do të jetë një histori shumë e shkurtër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra e mjekut italian po bën xhiron e rrjetit

“Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi!”