28.03.2020 - 08:02
Receta për: 4 persona
INGREDIENTËT
- 50 gram stika pishe
- 250 gram rikota
- 1 tufë borzilok
- 450 gram domate të kuqe
- 150 gram djathë i grirë
- 1 thelpi hudhër
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
UDHËZIMET
- Lani mirë domatet dhe hiquni lëkurën.
- Pasi të keni qëruar domatet, pritini dhe hiquni farat e kërcejt e brendshëm, më pas lërini të kullojnë lëngun e tepërt.
- Në një tepsi, shtroni letër furre dhe vendosni aty domatet. Piqini për 60 minuta në 100 gradë Celsius.
- Ndërkohë, lani dhe thani borzilokun, qëroni dhe shtypni hudhrën, grini djathin grana dhe vendosini këta përbërës në një mikser së bashku me stikat e pishës, vajin e ullirit dhe domatet që i keni hequr nga furra dhe i keni ftohur.
- Frulojini të gjitha bashkë dhe pasi të keni përftuar një përbërje homogjene, transferojeni në një enë të madhe, shtoni rikotën dhe përzieni masën me një lugë druri.
- Rregullojeni peston me kripë e piper sipas dëshirës.