MENU
klinika

"Receta e mamit"

Rizoto praktike me kërpudha dhe shafran

26.03.2020 - 15:24

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 15 minuta

Receta për: 4 persona
Ideale për drekë për shkak të kalorive që ka.

INGREDIENTËT

  • 300 gram salsiçe
  • 50 gram kërpudha porçini
  • 50 gram gjalpë
  • 50 gram djathë parmigiano
  • 400 gram oriz
  • 1 qepë e vogël
  • ½ gotë verë e bardhë
  • Lëng perimesh
  • 1 lugë çaji shafran
  • majdanoz i freskët i copëtuar imët

UDHËZIMET

  1. Salsiçeve i heqim lëkurën dhe i presim në copa të vogla. Qepën e grijmë hollë dhe e skuqim në tenxhere me gjalpë.
  2. Shtojmë salsiçet dhe kur këto të jenë skuqur, i shuajmë me verë.
  3. Hedhim orizin, e skuqim për pak minuta dhe shtojmë kërpudhat.
  4. Shtojmë lëng të valuar sipas nevojës derisa orizi të jetë zier.
  5. 5 minuta para se orizi të jetë zier, hedhim shafranin e tretur me pak ujë.
  6. Kur orizi të jetë zierë, e përziejmë me gjalpin që na ka mbetur dhe djathin parmigiano.
  7. E shërbejmë me majdanoz të grirë të freskët. Rizoto është gati, ju bëftë mirë!