Tatimet njofton se kanë kryer kontrolle blic në biznesin farmaceutik.
“Pas shqetësimeve të fundit të ngritura lidhur me rritjen e çmimeve të disa produkteve farmaceutike, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka ushtruar kontrolle pranë farmacive dhe depove farmaceutike në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Gjatë kontrollit të datës 28 dhe 29 shkurt, strukturat e hetimit tatimor, gjatë monitorimit në terren kanë kryer në total 98 verifikime ku janë konstatuar 25 shkelje.
-8 mallra pa faturë tatimore;
-4 raste për moslëshim kuponi tatimor;
-2 raste për mosafishim liste çmimi për biznes të vogël;
-1 rast për mosafishim liste çmimi për biznes të madh”- njofton Tatimet.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në ditët në vazhdim do të vijojë me kontrollet dhe do të jetë gjithmonë në krah të biznesit të ndershëm, duke treguar zero tolerancë ndaj shkelësve të ligjit.