MENU
klinika

"Receta e mamit"

Salcë me domate të freskëta për pasta e pica

14.03.2020 - 11:43

Me siguri ju ka ndodhur t’ju mbeten në frigorifer domate shumë të pjekura që s’dini ç’të bëni me to. Dhe receta perfekte për t’i përdorur pa i çuar dëm, do të ishte kjo salcë domatesh të freskëta:

Përbërësit:

  • 3 domate të pjekura
  • 4 domate formë gjatësore të pjekura
  • 20 gr domate qershi
  • Kripë vjollcë
  • 6 thelpinj hudhër
  • Vaj ulliri e.v

 

Përgatitja:

Vendosni përbërësit në tryezë.

Lani të gjitha domatet dhe pritini në thela ato të pjekura.

Pritni në feta rrethore me trashësi 1 cm ato me formë gjatësore.

Prisni përgjysmë domatet qershi

Qëroni hudhrat dhe vendosini në një tenxhere bashkë me 4 lugë vaj ulliri e.v.

Kauridisini hudhrat në zjarr të ulët, shtoni domatet në tenxhere dhe hidhuni kripë.

Përziejini, ulni flakën, mbulojeni tenxheren dhe gatuajini për 10-15 minuta duke i përzier shpesh.

Në fund fikni sobën, lërini të ftohen dhe më pas përdoreni salcën sipas dëshirës suaj. Ju bëftë mirë!