26.03.2020 - 15:20
Receta për: 4 persona
Makaronat tuaja të preferuara, të shndërruara në një super sallatë të shijshme e praktike!
INGREDIENTËT
- 500 gram farfalle (të ziera paraprakisht)
- 1 copë djathë i bardhë dhie
- 12 kokrra domate qershi të prera përgjysmë
- 1 kastravec
- 1 spec jeshil
- një grusht rukola
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- rigon
- kripë
UDHËZIMET
- Pasi të keni zierë makaronat me ujë e kripë, lani domatet dhe specin.
- Prisni në copa të vogla kastravecin, specin dhe domatet.
- I përzieni bashkë me makaronat në një enë qelqi.
- Shtoni djathin e bardhë, rukolën, kripën, rigonin dhe në fund vajin e ullirit. Ju bëftë mirë!