MENU
klinika

"Receta e mamit"

Sallatë me lakër, karota dhe kos

12.03.2020 - 15:01

Koha e përgatitjes: 5 minuta

Koha e gatimit: 5 minuta

Receta për: 4 persona
Shumë pak kosto, ama shumë e mirë në shije!

INGREDIENTËT

  • 1/2 lugë e vogël mustardë
  • 500 gram lakër e bardhë
  • 150 gram majonezë
  • 150 gram kos grek
  • 1 lugë e vogël uthull
  • 2 karota
  • 1 dardhë
  • pak koper

UDHËZIMET

  1. Prisni në shirita gjatësorë lakrën dhe karotat.
  2. Prisni dardhët në kubikë.
  3. Në një tas rrihni majonezën, kosin, uthullën dhe mustardën për 10 minuta.
  4. Ia shtojmë sallatës salcën e përgatitur, shtojmë dhe pak koper dhe e përziejmë mirë.
  5. Sallata është gati, ju bëftë mirë!