MENU
klinika

"Receta e mamit"

Sallatë me patate dhe proshutë të tymosur

05.03.2020 - 15:34

Koha e përgatitjes: 5 minuta

Koha e gatimit: 10 minuta

Receta për: 4 persona
Kush i ka qejf sallatat me patate? Neps.al ka recetën e duhur për ju!

INGREDIENTËT

  • 3 patate të ziera të qëruara
  • 4 feta proshutë
  • 1 qepë e vogël
  • ¼ filxhan me uthull të bardhë
  • 2 lugë gjelle me ujë
  • 3 lugë gjelle me sheqer
  • 1 tufë borzilok të copëtuar
  • 1 majë lugë kafe me kripë
  • pak piper të zi

UDHËZIMET

  1. Skuqni proshutën e tymosur nga të dyja anët. Nga fundi i shtoni qepën, uthullën, ujin, kripën, sheqerin dhe piperin. Më pas i hiqni nga zjarri.
  2. I shtoni sipër patatet dhe borzilokun. I trazoni mirë.
  3. Mbështilleni proshutën dhe servireni në një pjatë. Sipër i shtoni patatet. Sallata është gati, ju bëftë mirë!