17.03.2020 - 16:15
Receta për: 3 persona
Kush i ka qejf qiqrat, mos ta neglizhojë këtë recetë!
INGREDIENTËT
- 2 kastraveca të prerë në kubik
- 1 domate e madhe e prerë në kubik të vegjël
- 1 qepë e vogël e kuqe e prerë në rrathë
- 2 lugë gjelle lëng limoni
- ½ lugë gjelle majdanoz i freskët
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- Pak kripë, piper për shije
- 1 filxhan çaji me qiqra, të shpëlara dhe të thara
UDHËZIMET
- Në një tas shtoni kastravecat, domatet, qepën.
- Shtoni qiqrat, kripën, piperin, vajin e ullirit, lëngun e limonit dhe majdanozin e prerë imët.
- I përzieni të gjitha bashkë dhe sallata është gati për t’u shijuar!