MENU
klinika

"Receta e mamit"

Sallatë me vezë. Për pak minuta e keni gati!

23.03.2020 - 15:25

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 10 minuta

Receta për: 4 persona

Aspak kalorike, duhet ta provoni vërtet!

INGREDIENTËT

  • 8 vezë të ziera mirë
  • ½ filxhan me kos grek
  • 1 lugë gjelle mustardë
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • Kripë, piper për shije
  • 1 qepë e njomë e grirë imët

UDHËZIMET

  1. Në një tas të vogël kombinoni kosin, qepën e njomë, lëngun e limonit, mustardë, pak kripë, piper dhe i përzieni mirë. I lini në frigorifer për pak minuta.
  2. Pasi të keni zierë mirë vezët, i ftohni me ujë, i qëroni me kujdes dhe i prisni në copa të vogla.
    I shtoni në një tas të madh dhe tani i shtoni sipër salcën që përgatitët më parë.
  3. I përzieni me kujdes të gjitha bashkë dhe sallata është gati për t’u shijuar!
  4. Nëse është nevoja mund t’i shtoni sërish pak kripë dhe piper.