MENU
klinika

Nga The Washington Post

Sërish Macron ka të drejtë…

20.03.2020 - 16:04

Menjëherë pas marrjes së detyrës në vitin 2017, Presidenti Francez Emmanuel Macron i tha shumë shpejt një turme sipërmarrësish se ai synonte ta bënte Francën një vend miqësor për biznesin, por që “mendon dhe vepron si fillestar”.

Deri kohët e fundit, ky vizion  mbizotëronte në pjesën më të madhe të mandatit të tij, i cili ka sjellë ulje të taksave për të pasurit.

Dhe duket se vendi nuk është gati për të trajtuar pandemitë ose krizat globale ekonomike.

Që kur koronavirusi arriti në Francë, Macron ka rritur ndërhyrjen publike në ekonomi.

Shpejtësia  ka qenë gati aq spektakolare sa vetë ndryshimi.

Në pak më shumë se një javë, qeveria ka ngrirë planin për sistemin e pensionit, i cili do të rezultonte në ulje të përfitimeve për miliona punonjës të sektorit publik.

Në të njëjtën kohë, autoritetet po forcojnë ndërhyrjen e publikut në ekonomi. Qeveria franceze ka zbuluar një plan stimulimi me vlerë rreth 45 miliardë euro, përfshirë anulimin e taksave të biznesit, kontributet e Sigurimeve Shoqërore, madje dhe pagesa të qirave dhe shërbimeve. Përveç gjithë kësaj, qeveria ka ofruar 300 miliardë eulimin e tro garanci kredie për bizneset.

Të enjten e kaluar, në fjalimin e tij të parë në televizion kombëtar për krizën, Macron përshëndeti rrjeti n  e sigurisë së Francës, duke thënë: “Kujdesi shëndetësor falas … dhe shteti ynë i mirëqenies janë burime të çmuara, avantazhe të domosdoshme”.

Mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë më pas. Dhe ndërsa virusi vazhdojnë të përhapen, kritikat për prapambetjen e modelit shoqëror francez dëgjohen më shumë se kurrë më parë.

Për dekada të tëra, elitat e biznesit dhe shumë parti politike të vendit kanë pohuar se roli i shtetit francez në ekonomi është një pengesë për përparimin në një treg gjithnjë e më konkurrues dhe të globalizuar.

Por sot, shteti relativisht bujar i mirëqenies në Francë dhe autoriteti i shtetit për të ushtruar presion mbi punëdhënësit duket shumë më tepër si avantazh sesa mangësi,si  shenja të modernizmit,.

Sistemi kombëtar i shëndetit publik në Francë u ofron të sëmurëve kujdes falas, universal.

Këto janë përfitime që të gjithë i meritojnë, pavarësisht nëese janë francezë apo jo.

Macron e përfundoi fjalimin e tij të hënën duke prezantuar masa të rrepta të izolimit mbarëkombëtar me një përfundim enigmatik. Në atë që ishte fjalimi më i shikuar presidencial në historinë franceze, Macron tha se kriza do të na “mësojë shumë”.

Është e pamundur të dimë se çfarë donte të thoshte saktësisht ai, por mbase duhet të nxjerrim përfundime vetë: Në botën tonë të rrezikshme dhe të pasigurt, është koha që të heqim dorë nga marrëzia e shkurtimit të shpenzimeve sociale dhe të rinisim luftën.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mos t'i nënshtrohemi nacionalizmit"

Koronavirusi nuk ka pasaportë…