MENU
klinika

Një postim në Twitter tensionoi sërish marrëdhëniet

SHBA, “luftë” me Kinën edhe në kohë koronavirusi…

17.03.2020 - 14:45

Kina ka reaguar e zemëruar pasi Presidenti i SHBA Donald Trump iu referua koronavirusit si “kinez”.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme paralajmëroi se SHBA. duhet të “merret me punët e veta” përpara se të stigmatizojë Kinën.

Rastet e para të Covid-19 u regjistruan në qytetin kinez Wuhan në fund të vitit 2019. Sidoqoftë, javën e kaluar një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze ndau një teori konspirative, duke pretenduar se ushtria amerikane e kishte sjellë atë në rajon.

Trump thotë se kriza e koronavirusit mund të zgjasë gjatë gjithë verës. Deri më tani, mbi 170,000 raste janë regjistruar në të gjithë botën, me më shumë se 80,000 në Kinë. Sidoqoftë, të martën, Pekini tha se kishte regjistruar vetëm një rast të ri në Kinë.

Çfarë tha Donald Trump?

Presidenti amerikan postoi në Twitter të hënën, duke e përshkruar koronavirusin, si “virusin kinez”.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka paralajmëruar kundër lidhjes së virusit me ndonjë zonë ose grup të veçantë, për shkak të rrezikut të stigmatizimit. Sidoqoftë, një numër i zyrtarëve të administratës amerikane e kanë cilësuar atë si virusin kinez. Ndërkohë, Pompeo i është referuar vazhdimishit si “virusi i Wuhanit”.

Si ka reaguar Kina?

Geng Shuang, një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze, tha se postimi në Twitter është “stigmatizim i Kinës”.”Ne i bëjmë thirrje SHBA të korrigjojë gabimin e saj dhe të ndalojë akuzat e saj të pabaza ndaj  Kinës,” shtoi ai.

Agjensia zyrtare e lajmeve në Kinë, Xinhua, tha se gjuha e zotit Trump ishte “raciste dhe ksenofobike” dhe zbuloi “papërgjegjshmërinë dhe paaftësinë e politikanëve”.

Si janë marrëdhëniet Kinë-SHBA si tani?

Ata kanë një marrëdhënie të tensionuar. Presidenti Trump ka akuzuar prej kohësh Kinën për praktika të padrejta tregtare dhe vjedhje të pronës intelektuale ndërsa, në Kinë, ekziston një perceptim se SHBA po përpiqet të frenojë rritjen e saj si një fuqi globale ekonomike.

Të dy kanë qenë të angazhuar në një luftë tregtare, me SHBA-në dhe Kinën që kanë vendosur tarifa për qindra miliarda dollarë mallra të njëri-tjetrit. Kjo dukej se po lehtësohej në fillim të këtij viti kur shpërtheu virusi, me një rezolutë të pjesshme të arritur në janar.

Përkthyer dhe përshtatur nga BBC/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e Guvernatorit të Bankës Qendrore

“Kina po përgatitet për më të keqen”

CNBC/ "Themeli i luftës është ekonomia"

“Me apo pa koronavirus, Kina do tejkalojë SHBA”