06.03.2020 - 15:12
Receta për: 4 persona
E kishit menduar ndonjëherë këtë kombinim? Absolutisht shumë e shijshme!
INGREDIENTËT
- 1 ½ gota me ujë
- 1 tas të vogël me tul ananasi të prerë në kubik
- 2 lugë çaji sheqer
- 1 lugë gjelle gjalpë pa kripë
- ½ lugë çaji me kripë
- Pak piper të zi pluhur
- 1 gotë oriz basmati
- ½ lëng lime
- Majdanoz të freskët
UDHËZIMET
- Në një tenxhere të vogël me gjalpë vendosni tulin e ananasit, sheqerin, kripën, piperin.
- I përzieni mirë dhe shtoni ujin.
- Sapo të marin një valë shtoni orizin, i vendosni kapakun dhe i lini në zjarr për 15 minuta.
- Më pas e hiqni tenxheren nga zjarri dhe e lini mënjanë për 5 minuta sa të kullojë.
- I shtoni sipër lëngun e limes dhe borzilokun e copëtuar.
- Shërbejeni nëpër pjata. Ju bëftë mirë!