14.03.2020 - 10:26
Shënohet viktima e tretë nga koronavirusi në Greqi. Sipas të dhënave, ka humbur jetën një 92-vjeçare që u diagnostikua me koronavirus. Po kështu mësohet se dy të afërm të së moshuarës janë izoluar në spital.
Viktimë ka mbetur dhe një 67-vjeçar që vuante nga sëmundje të zemrë.
Vetëm brenda një ditë, numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi ka shkuar në 72 persona. Nisur nga përhapja e shpejtë e virusit, edhe autoritetet greke kanë marrë masa duke mbyllur restorantet, kafenetë, baret dhe qendrat tregëtare.
Kujtojmë se mes personave të prekur në Greqi janë dhe 4 shqiptarë, motër e vëlla, me bashkëshortët e tyre.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ross: Do të rrisë numrin e...
“Koronavirus do të ndihmojë ekonominë e SHBA”
FMN mbi pasojat e virusit
“Dy javët e ardhshme do të jenë kritike për Kinën”
Ambasadorja e SHBA takim me Manastirliun
“Duhet të jeni vigjilent mbi koronavirusin! Të zbatohen udhëzimet e OBSH”
Frikë nga koronavirusi?!