Shqipëria dhe Holanda kanë shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar kundër krimit të organizuar, kontrabandimit të qenieve njerëzore dhe lufta kundër trafikimit të lëndëve narkotike. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu priti në një takim Drejtuesin e Xhandarmërisë Mbretërore të Holandës, Gjeneralin Laurent Hendrix.
Policia e Shtetit thotë se dy zyrtarët e policisë u dakordësuan që bashkëpunimi në të ardhmen do të konkretizohet me hetime të përbashkëta, shkëmbim informacioni në kohë reale, sepse vetëm kështu mund të arrihet suksesi.
Drejtor i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu garantoi gjeneralin Hendrix se autoritetet shqiptare kanë forcuar masat, si në pikat e kalimit kufitar, gjatë intervistimit të shtetasve për arsyet e lëvizjes në hapësirën SCHENGEN, ashtu edhe masat në kufirin e gjelbër.