MENU
klinika

Ky veprim "'nxehu sërish gjakrat"

Si arritën marrëdhëniet Greqi-Turqi në këtë pikë?

01.03.2020 - 21:01

Ambasadori i Turqisë në Athinë, Burak Ozugergin tha të dielën se ndërhyrja e Greqisë gjatë një seance të NATO-s, që dënonte sulmet e regjimit sirian mbi trupat “kishte rezultuar në kaos”.

Athina, sipas raporteve të mediave, fillimisht bëri një përpjekje për të vënë veton ndaj një deklarate që aleanca po përgatitej te dilte në mbështetje të Ankarasë, pas martirizimit të fundit të 34 trupave turke në Idlib, në veriperëndim të Sirisë.

Sidoqoftë, takimi i urgjencës përfundoi me aleancën ushtarake që i bënte thirrje Sirisë dhe Rusisë që të ndalonin sulmin e tyre të Idlibit. Grupi shprehu “solidaritet të plotë” me Turqinë pas sulmit.

Ozugergin, i cili u thirr në Ministrinë e Jashtme Greke, tha se Turqia priste mbështetjen e plotë të NATO-s në këtë pikë.

“Dëshmorët tanë, të cilët ne kemi humbur kohët e fundit e kanë çuar çështjen në një nivel krejt të ri,” tha ai.

Ambasadori turk tha se një krizë në Evropë ishte parandaluar për shkak të përpjekjeve të Ankarasë.

Demiris tha se ata kuptuan shqetësimet e Turqisë por kalimi i lirë i migrantëve të parregullt në Evropë ishte gjithashtu shqetësues.

Pas martirizimit të trupave turke, Ankaraja njoftoi se nuk do t’i ndalojë më migrantët e parregullt të arrijnë në Evropë.

Mijëra migrantë janë bllokuar të hyjnë në vendin e tyre, në Greqi në dy ditët e fundit, ka thënë qeveria greke.

Turqia tashmë pret gati 4 milion migrantë, më shumë se çdo vend tjetër në botë. Ka kohë dhe përsëri është ankuar se Evropa nuk i ka mbajtur premtimet e saj.

Përkthyer dhe përshtatur nga AA/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN