Kriza COVID-19 paraqet një provë të solidaritetit njerëzor.
A do të përfshihen të pasurit ose, të gjithë ata me të ardhura të qëndrueshme, për te mbështetur të varfërit dhe ekonomikisht të pasigurt? A do të ndihmohen të moshuarit nga të rinjtë, ndër të cilët shkalla e vdekshmërisë është më e ulët? Dhe a do të pranojnë njerëzit në vendet e pasura transferimet e burimeve në vendet e varfra?
Vetëm nëse përgjigja për të tre pyetjet është po, bota do të jetë në gjendje të minimizojë ndikimin e pandemisë që ka vrarë afro 38,000 njerëz dhe ka prekur ekonominë globale. E megjithatë, ky rezultat nuk është askund i garantuar.
Forma e parë e solidaritetit që është duke u testuar, nëpër grupet e të ardhurave, mund të jetë më i lehtë për tu siguruar.
COVID-19 ka infektuar kryeministrin dhe princin e Mbretërisë së Bashkuar, dhe shumë personazheve të famshëm të Hollivudit, duke treguar se nuk ka asnjë rëndësi nëse një person është i pasur apo i varfër.
Por pasojat ekonomike të masave të shëndetit publik do të përballohen në mënyrë disproporcionale. Në hartimin e strategjive për të kompensuar dëmin ekonomik të pandemisë, qeveritë duhet të marrin parasysh këto ndryshime.
Dimensioni i dytë i solidaritetit që po provohet sot është ai mes brezash.
Brezat e sotëm më të vjetër kanë dëshmuar se nuk kanë dëshirë të bëjnë sakrificat që do të kërkohen për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme për fëmijët dhe nipërit e tyre.
Në këtë kuptim, sidoqoftë, pandemia mund të ofrojë një mundësi për përparim.
Testi i tretë i solidaritetit COVID-19 do të jetë më i vështiri për t’u kaluar. Në një kohë kur liderët politikë tashmë po kërkojnë kaq shumë solidaritet brenda vendeve të tyre, dhe ekonomitë kombëtare po vuajnë, mungesa e ndihmave nga vendet në zhvillim do të jenë një pilulë e vështirë për të gëlltitur. Tashmë, disa ekonomi, të tilla si Franca dhe Gjermania, kanë kufizuar ose ndaluar eksportet e pajisjeve mjekësore më të nevojshme.
Solidariteti me vendet në zhvillim është një çështje e moralit dhe vizionit afatgjatë. Mosarritja e këtij testi solidariteti do të linte plagë të thella psikologjike në vendet e tjera, duke i hapur rrugën çdo lloj ekstremizmi dhe krizash të reja që do të na kërcënonin të gjithë.
Ndërsa vendet e zhvilluara zbatojnë masa për të luftuar pasojat ekonomike të pandemisë COVID-19, ato gjithashtu duhet të punojnë me institucionet ndërkombëtare për të hartuar strategji për të ndihmuar botën në zhvillim.
Bota do të zbulojë nëse dekadat e globalizimit ekonomik dhe financiar mund të na bëjnë të kuptojmë rëndësinë e lidhjeve, sociale, morale dhe personale, që lidhin të gjithë njerëzit së bashku.
Përkthyer dhe përshtatur nga Project Syndicate/ konica.al