11.03.2020 - 15:55
Receta për: 4 persona
Mos i hidhni makaronat e mbetura. Receta e radhës e Nepsit, ju tregon si t’i shfrytëzoni ato në mënyrë të zgjuar për vaktin e radhës
INGREDIENTËT
- Për salcën:
- ½ filxhan me vaj ulliri
- ¼ filxhan me verë të kuqe
- 1 thelpi hudhër e grimcuar
- Pak kripë dhe piper
- Për sallatën:
- 1 qepë e kuqe e prerë në rrathë të vegjël
- 8 domate qershi
- 1 kastravec prerë në copa të vogla
- 4 toptha mozzarella
- Një dorë ullinj të zi (hiqjani bërthamën)
- ½ tufë majdanoz i freskët i copëtuar
UDHËZIMET
- Për përgatitjen e salcës përzieni dhe rrihni gjithë përbërësit e specifikuar tek receta.
- Merrni një tas të madh dhe shtoni në të makaronat.
- Sipër i shtoni të gjithë përbërësit e tjerë të sallatës dhe i përzieni mirë.
- Në fund i shtoni edhe salcën marinuese, i përzieni për herë të fundit dhe sallata është gati. Shijojeni!