28.03.2020 - 09:04
- 200 ml qumësht
- 200 gr sheqer pluhur
- 50 gr gjalpë
UDHËZIMET
- Qumështin, sheqerin dhe gjalpin hidhini në një tenxhere. Ndizeni sobën në nxehtësi mesatare dhe duke trazuar, lëreni përzierjen të ziejë.
- Trazojeni vazhdimisht për 12 minuta derisa të shihni se përbërja ka filluar të trashet dhe të mos ketë formuar toptha.
- Kavanozët në të cilët do të ruani qumështin, ziejini në një tenxhere me ujë për 20 minuta dhe thajini mirë me letër kuzhine. Mbusheni secilin me qumështin e përgatitur teksa është ende i ngrohtë, mbylleni mirë kapakun, kthejini me kokë poshtë dhe lërini të ftohen plotësisht. Kështu duhet të krijohet efekti I vakumit. Nëse nuk ndodh, përsëriteni procezin e zierjes në ujë për 10 minuta dhe riprovoni.