MENU
klinika

"Receta e mamit"

Snack me mollë, ide fantastike për pasditet e fëmijëve tuaj!

05.03.2020 - 15:38

Koha e përgatitjes: 5 minuta

Koha e gatimit: 5 minuta

Receta për: 6 persona
Sa ide e lezetshme, e thjeshtë dhe e shijshme me fetat e mollës!

INGREDIENTËT

  • 1-2 mollë (varësisht numrit të personave që jeni)
  • Gjalpë kikiriku
  • 1 tas me granola (ose fruta të thata të grimcuara)
  • Pak kanellë

UDHËZIMET

  1. Mollët lajini mirë dhe i prisni në feta rrumbullake.
  2. Me ndihmën e një thike ose të një forme rrumbullake, krijoni një hapësirë në mes tek fetat e mollës.
  3. I lyeni fetat e mollës me gjalpë kikiriku.
  4. Sipër i shtoni granolën, mjedra ose fruta të tjera të thata sipas dëshirës.
  5. I shtoni sipër edhe pak kanellë secilës.
  6. I vendosni në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine
  7. I fusni në furrë të piqen për 5 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!