12.03.2020 - 15:05
Shumë e thjeshtë për t’u bërë dhe kanë një shije joshëse deri në fund.
INGREDIENTËT
- 1/2 pako spaghetti
- 3 lugë gjelle me vaj ulliri
- 4 thelpi hudhra
- 1/2 lugë kafe me spec djegës të grië imët
- pak majdanoz
- kripë
UDHËZIMET
- Në një tenxhere me ujë e kripë vendosni makaronat për të zierë.
- Ndërkohë në një tigan me vaj ulliri skuqni hudhrat. Shtoni specin djegës dhe i lini përreth 3 minuta.
- Shtoni një gotë ujë nga lëngu i makaronave në tigan. Trazojeni mirë dhe tani është koha të shtoni makaronat. I përzieni përreth 5 minuta.
- Në fund shtoni majdanozin dhe e shërbeni të ngrohtë. Ju bëftë mirë!