MENU
klinika

"Receta e mamit"

Spaghetti me ton peshku, hudhra dhe limon

09.03.2020 - 17:55

Koha e përgatitjes: 5 minuta

Koha e gatimit: 10 minuta

Receta për: 4 persona
Limoni dhe hudhra do i japin një super shije kësaj recete!

INGREDIENTËT

  • 1 pako spaghetti
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 3 thelpi hudhër të copëtuar imët
  • 2 pako ton peshku
  • 1 lugë gjelle lëng limoni+ lëkura e tij
  • 2 lugë gjelle majdanoz i freskët i copëtuar
  • Djathë parmigiano i grirë për servirje

UDHËZIMET

  1. Në një tenxhere me ujë e kripë vendosni për të zierë si zakonisht spaghettit.
  2. Ruani 1 gotë nga lëngu i tyre dhe më pas mund t’i kulloni.
  3. Ndërkohë në një tigan me pak vaj skuqni hudhrat për 30 sekonda.
  4. Shtoni tonin e peshkut duke e thërrmuar me dorë.
  5. Shtoni lëkurën dhe lëngun e limonit, pak kripë, piper dhe i përzieni të gjitha bashkë për 1 minutë.
  6. Tani shtoni pastat, majdanozin e grirë dhe lëngun e pastave.
  7. I përzieni mirë dhe pas 5 minutash i hiqni nga zjarri.
  8. I shërbeni të ngrohta nëpër pjata. Ju bëftë mirë!