MENU
klinika

"Receta e mamit"

Supa e ditës me spinaq dhe qumësht. Sa e shëndetshme!

30.03.2020 - 15:40

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 25 minuta

Receta per: 3 persona

Shumë e thjeshtë në përgatitje, prandaj hidhini një sy recetës!

INGREDIENTËT

  • 200 gram spinaq
  • 1 qepë e grirë imët
  • 1 patate
  • 50 ml qumësht
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë, piper

UDHËZIMET

  1. Pasi keni larë mirë spinaqin dhe pataten i qëroni dhe i prisni në copa të vogla.
  2. I skuqni në një tenxhere me vaj ulliri dhe qepë. Pas disa minutash shtoni ujë dhe e lini supën të ziejë.
  3. Shtoni qumështin. Nga fundi kur supa të jetë trashur shtoni kripën, piperin dhe specin djegës pluhur.
  4. Për ta bërë supën kremoze i kaloni sipër një blender dore. Shijojeni!