10.03.2020 - 15:37
Receta për: 4 persona
E thjeshtë në përgatitje, e shëndetshme dhe mbi të gjitha ideale për të pastruar organizmin tuaj nga toksinat!
INGREDIENTËT
- 300 gram patate të ëmbla
- 2 mollë të kuqe
- 150 gram selino
- lëng perimesh i parapërgatitur
- vaj ulliri
- kripë
- 1 gotë kos
UDHËZIMET
- Në një tigan me pak vaj kaloni në skuqje patatet e ëmbla dhe selinonë.
- Më pas shtoni lëngun e perimeve dhe lërini të ziejnë.
- Merrni mollët dhe kalojini në furrë për disa minuta derisa të zbuten dhe më pas në frulator.
- Shtoni po ashtu selinonë dhe patatet derisa masa të lidhet.
- Rregulloni sasinë e kripës dhe vajit të ullirit dhe shtoni kos sipas dëshirës. Supa është gati!