03.03.2020 - 15:15
Receta për: 4 persona
Mënyrë e mençur për të shfrytëzuar ato domatet e zbutura në frigorifer.
INGREDIENTËT
- 400 gram domateje
- 1 qepë e vogël
- 1 karotë
- 1 kërcell selinoje
- 100 ml vaj ulliri
- 1 spec djegës
- 2 thelpi hudhra
- 1 tufë borzilok
- Kripë, piper
UDHËZIMET
- Prisni në kubik perimet (përvec domates) dhe i vendosni në një tenxhere me vaj ulliri.
- I përzieni në temperaturë të ulët dhe shtoni domaten.
- Vazhdojmë t’i përziejmë derisa domatja të nxjerrë lëngun e parë dhe masa ka nisur të ziejë.
- Shtojmë ujin, kripën, piperin dhe e lëmë të ziejë për 45 minuta, ose derisa supa të jetë lidhur mirë.
- Në 10 minutat e fundit shtojmë borzilokun.
- Për ta bërë supën kremoze i kaloni sipër një blender dore.