29.03.2020 - 12:31
INGREDIENTËT
- 1 gjoks pule
- 6-7 degë asparag (konservë ose jo)
- 2 filxhanë me domate qershi të ndara përgjysmë
- 3 thelpi hudhra
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- 1/4 filxhan çaji me pesto borziloku
- 1 pako pasta tagliatelle (ose të tjera sipas dëshirës)
- Kripë, piper
UDHËZIMET
- Zieni pastat si zakonisht në një tenxhere me ujë e kripë.
- Derdheni më pas ujin e tyre, por mos harroni të ruani 1 gotë.
- Ndani mishin e pulës në copa të vogla dhe i skuqni në një tigan me vaj ulliri. I rregulloni me kripë e piper.
- I hiqni dhe i lini mënjanë. Në po të njëjtin tigan shtoni pak vaj ulliri sërish dhe vendosni për të skuqur domatet qershi me asparagun e larë mirë.
- Shtoni hudhrat dhe i përzieni vazhdimisht, derisa asparagu të bëhet pak krokant.
- Shtoni ujin e makaronave, mishin e pulës, peston dhe i lini të marrin një valë.
- Sapo masa të fillojë të pluskojë, shtoni tagliatellet, i përzieni të gjitha bashkë dhe i shërbeni menjëherë. Ju bëftë mirë!