MENU
klinika

"Receta e mamit"

Tartë me brokoli dhe patate

04.03.2020 - 19:12

Koha e përgatitjes: 15 minuta

Koha e gatimit: 30 minuta

Receta për: 6 persona

Nëse ende se keni menduar çfarë të përgatisni për drekë, ja tek e keni një ide!

INGREDIENTËT

  • Baza e tartës:
  • 200 gram brokoli
  • 200 gram patate
  • 120 gram djathë i verdhë
  • Kripë dhe piper i zi
  • Vaj për lyerjen e tavës
  • Mbushja:
  • 100 gram brokoli
  • 6 kokrra vezë
  • 60 gr djathë i verdhë
  • 1 qepë e vogël e thatë
  • 1 domate
  • 2 lugë gjelle krem pana
  • Kripë, piper i zi
  • Rigon

UDHËZIMET

  • Hapi i parë për formimin e brumit të bazës: Lajmë brokolin dhe 200 gram të saj i grijmë në rende.
  • Po ashtu qërojmë patatet dhe i grijmë në rende nga ana më e trashë e rendes dhe i bashkojmë në një tas të vetëm: Brokolin dhe pataten e grirë.
  • Shtojmë në tas dhe 120 gr djathë të verdhë që shkrin, kripë, piper të zi dhe të gjithë këto përbërës i përziejmë mirë.
  • Lyejmë një tepsi me pak vaj dhe shtojmë në tepsi përbërësit që bashkuam.
  • Nivelojmë bazën me fundin e një gotë, duke ngritur pak muret anësore të bazës së tartës me qëllim që të mbahet mbushja.
  • Vendosim tavën në furrë për të pjekur bazën në temperaturë 180 gradë Celsius, për 20-25 minuta.
  • Në një tas rrahim 6 vezë të plota.
  • Shtojmë tek vezët 100 gram brokoli në lule boçe të vogla, 60 gr djathë të verdhë pice, 1 qepë në kubikë, domaten të prerë në kubikë, ku i kemi hedhur farat dhe lëngun, 2 lugë gjelle krem panna, kripë dhe piper i zi dhe i përziejmë mirë së bashku.
  • Nxjerrim tavën nga furra dhe shtojmë mbushjen e tartës.
  • Vendosim përsëri tavën në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius, për 20-25 minuta. E lëmë tavën të ftohet 15 minuta, pastaj e shërbejmë. Ju bëftë mirë!