MENU
klinika

"Receta e mamit"

Tavë e shijshme me sardele dhe patate në furrë

13.03.2020 - 15:14

Koha e përgatitjes: 15 minuta

Koha e gatimit: 35 minuta

Receta për: 4 persona
Mos u stepni të blini sardele në treg sepse kjo recetë do t’i kthejë ato në të preferuarat tuaja. Provojeni dhe do ta besoni!

INGREDIENTËT

  • 1 kg sardele
  • 3-4 patate
  • 1 kokërr qepë
  • 1 spec gogozhare
  • 1-2 thelpinj hudhër
  • 2-3 domate pure
  • 1-2 domate në feta
  • 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
  • ½ filxhan verë
  • 1 tufë nenexhik
  • Kripë, piper
  • rigon

UDHËZIMET

  1. Kaurdisim fillimisht qepën dhe hudhrën për 2-3 minuta. Më pas shtojmë specat dhe sapo të fillojnë të zbuten pak shtojmë kripën dhe domaten pure.
  2. Vazhdojmë kaurdisjen derisa salca të lidhet. Në fund shtojmë piper dhe rigon apo nenexhik sipas dëshirës.
  3. Në një tavë hedhim pak vaj dhe vendosim patatet të prera në feta rrumbullake.
  4. Mbi shtresën me patatet hedhim gjysmën e sasisë së salcës së përgatitur dhe e vendosim tavën në furrë për 20 minuta.
  5. Pas këtij minutazhi nxjerrim tavën nga furra dhe vendosim sardelet me rradhë në të gjithë sipërfaqen e tavës.
  6. Mbi sardele hedhim salcën e mbetur dhe lartë mbi salcë vendosim domatet të prera në feta rrumbullake.
  7. E spërkasim në fund me pak vaj ulliri, kripë, piper dhe rigon dhe e rivendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë për 40 minuta.