MENU
klinika

"Receta e mamit"

Tavë me penne, fileto pule dhe limon

26.03.2020 - 15:27
Koha e përgatitjes: 10 minuta 
Koha e gatimit: 20 minuta
Receta për: 4 persona

Të hap oreksin kjo recetë!

INGREDIENTËT

  • 200 ml krem pana
  • 3 lugë gjelle parmigiano i grirë
  • 2 lugë gjelle majdanoz i grirë
  • 1 pako penne
  • 500 gram fileto pule
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 qepë e vogël
  • 2 lugë gjelle lëng limoni
  • 1 lugë çaji lëkurë limoni
  • 100 ml lëng pule
  • djathë mozzarella
  • Kripë dhe piper i zi

UDHËZIMET

  1. Vendosim 2 lugë gjelle vaj në tigan dhe sa të ngrohet shtojmë fileton e pulës të prerë në shirita.
  2. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. Kaurdisim mishin derisa të zverdhet. Largojmë mishin nga tigani.
  3. Shtojmë në tigan 1 lugë gjelle vaj. Qepën të grirë shumë imët, e kaurdisim derisa të zbutet dhe e shuajmë me 2 lugë gjelle lëng limoni.
  4. I shtoni edhe 1 lugë kafe lëkurë limoni, 1 filxhan kafe lëng pule, panën dhe e lëmë të valojë.
  5. Shtoni gjithashtu edhe 3 lugë gjelle parmigiano të grirë, pak kripë e piper të zi, majdanozin e grirë hollë dhe mishin e pulës të skuqur.
  6. I përziejmë mirë të gjitha.
  7. Shtojmë makaronat gjysmë të ziera, i shtrojmë në një tavë dhe mbi makarona hedhim mozzarellën e copëtuar dhe pak parmigiano.
  8. E vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius, për 15 minuta.
  9. Në fund shtojmë sërish pak majdanoz dhe e servirim. Ju bëftë mirë!