03.03.2020 - 15:18
Receta për: 4 persona
Sa e thjeshtë, sa e shijshme! Çfarë prisni për ta provuar?
INGREDIENTËT
- 1 lugë gjelle pure domateje
- 500 gram spinaq
- 2 qepë të vogla
- 3 thelpi hudhra
- 3 patate
- Kripë dhe piper të zi
- majdanoz
- 1 ½ lugë gjelle lëng limoni
- 4 vezë
- vaj ulliri
UDHËZIMET
- Lajmë, pastrojmë spinaqin dhe e presim atë. Qërojmë patatet dhe i presim në kubikë të vegjël.
- Qepët i grijmë shumë hollë, gjithashtu edhe hudhrat.
- Në një tigan të thellë ngrohim vajin, shtojmë qepën dhe e kaurdisim atë derisa të ulë volumin.
- Shtojmë hudhrat, patatet e prera në kubikë dhe i kaurdisim për 2-3 minuta.
- Shtojmë 1 lugë gjelle salcë domateje, spinaqin e përziejmë duke shtuar 1 lugë kafe ujë të valuar, kripë, piper të zi, majdanoz, 1 lugë gjelle lëng limoni dhe i përziejmë mirë.
- Vendosim kapakun për 2 -3 minuta.
- Shtojmë vezët, i lëmë derisa të mpiksen dhe e shërbejmë të ngrohtë.