Njerëzit po vdesin. Bizneset po dështojnë. Punëtorët po humbasin punën.
“Mu deshën miliarda dollarë për t’u bërë president,” tha ai në një konferencë të Shtëpisë së Bardhë në mbrëmjen e së dielës që, me sa duket, ishte për përgjigjen e koronavirusit. Ai u ndje aq krenar për sakrificën, sa e bëri me kënaqësi dhe e përsëriti katër herë.
Më parë, tendencat narciziste të Trump nuk merren seriozisht.
Por tani është ndryshe.
Njerëzit përballen me vdekjen dhe varfërinë, ai duket se është më i vendosur për të mbrojtur pozitën e tij politike. Kjo nuk është “Amerika e Para, është Trump i pari”.
Dhe kështu, të hënën, ai bëri gjestin përfundimtar të egoizmit: Duke kundërshtuar dëshirat e shkencëtarëve dhe ekspertëve të shëndetit publik, ai tha se ai do të rihapte aktivitetet ekonomike në javët e ardhshme.
Pra, kjo është e qartë: Për të ruajtur qëndrueshmërinë politike, ai është i gatshëm të rrezikojë jetën e miliona njerëzve.
Departamenti i Drejtësisë dëshiron të lejojë që njerëzit të arrestohen pafundësisht pa akuza dhe gjyq.
Administrata e përdori koronavirusin për të evakuuar 7.300 vullnetarë të Korpusit të Paqes.
Solidariteti dhe humaniteti nuk ka vend në planin e Trump, pasi ai përgatitet të rihapë aktivitetet ekonomike.
Me sa duket, Trump shqetësohet vetëm për pasojat e virusit tek një person: vetë.
Por ky është një president i cili, kur pyetet se çfarë do t’u thoshte “amerikanëve që po ju shikojnë tani që janë të frikësuar”, përgjigjet: “Unë them që ju jeni një gazetar i tmerrshëm.”
Nuk ka empati, as në përgjigjen e tij ndaj kësaj katastrofe.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ konica.al